Prishtina po përforcohet për ediconin e ri.
Fituesi i Kupës së Kosovës po përgatitet edhe për garat evropiane.
Përforcimi i radhës është Drin Bajraktari.
“FC Prishtina ka prezantuar përforcimin e radhës — mbrojtësin e ri të talentuar Drin Bajraktari. Ish-futbollisti i Ramiz Sadikut,
Ferizajit dhe Dinamo Ferizaj, tashmë do të jetë pjesë e bardhekaltërve për sezonin e ri.
Bajraktari synon të japë kontributin e tij në objektivat e klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare.
20 vjeçari ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës te grupmoshat U-17, U-19 dhe U-20”, njofton FC Prishtina.