Futbollisti i talentuar i Bashkimi 1947 nga Kumanova, Rexhep Murati, është nderuar në vendlindjen e tij në fshatin Çerkez, pas suksesit që pati kohë më pare me skuadrën e tij duke siguruar kualifikimin historik në Ligën e parë maqedonase,
Ai ishte i ftuar në mbrëmjen finale të turneut tradicional në futboll të vogël që organizohet për nder të 6 lojtarëve të FC Liria, të cilët nuk jetojnë më.
Muratit i është ndarë një plaket me foton e tij, të cilën i ndau legjenda e FC Liria, Adnan Islami. Ndërkohë që atij dy shokët e ngushtë i kishin përgatitur një suprizë interesante.
FC Liria e përgëzoi Muratin për sukseset e arritura në karrierë me Bashkimin 1947 nga Kumanova.