Shqiptari vlerësohet me formacionin e vitit dhe lojtarin e dytë më të mirë në Armeni

- Bota Sot

Shqiptari vlerësohet me formacionin e vitit dhe lojtarin e dytë më të mirë në Armeni

Erald Çinari ka përjetuar sezonin më të mirë në karrierë në atë 2024-25.

Shkodrani i cili militoi në rradhët Noahs në kampionatin armen të futbollit, arriti të fitonte si kampionatin e elitës së futbollit armen e po ashtu edhe kupën e vendit. Por përpos performancës ekipore, 28-vjeçari edhe në aspektin personal shkëlque.

Ku mes ndeshjeve të kampionatit, kupës dhe Conference League arriti të shënonte 16 herë e po ashtu asistoi 11 herë të tjera. Duke vendosur kështu shifra rekord në karrierën e tij. Pikërisht falë këtij niveli të treguar, si një nga futbollistët kryesor të elitës së futbollit në Armeni, ish-futbollisiti i Vllaznisë është shpallur në formacionin e sezonit.

Sipas faqes së specializuar të “Sofascore” me një notë mesatare 7.57 sezonale, mëngjërashi është renditur në 11-tshen më të mirë sezonale. Duke u vlerësuar kështu për kontributin e dhënë në fitimin e trofeve nga ana e skuadrës së Noahs. Por, jo vetëm kaq sepse sipas po kësaj faqeje,

Çinari është lojtari i dytë më i vlerësuar i ligës. Ku para tij qëndron vetëm Polyarus me një notë 7.72, duke qenë kështu lojtari i sezonit në Armeni.

Një performancë kjo e shkëlqyer e sulmuesit në edicionin 2024-25. I cili tashmë është momentalisht një futbollist i lirë, pavarësisht se drejtuesit e Noah e kanë kontaktuar për një rinovim të mundshëm.

Megjithatë e ardhmja e Çinarit duket larg Armenisë, me disa skuadra që kanë shfaqur interes konkret për shërbimet e “bomberit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot