Puyol lavdëron Ronaldon

- Bota Sot

Puyol lavdëron Ronaldon

Carles Puyol padyshim është një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave.

Ai u veçua gjatë karrierës për besnikërinë e tij ndaj Barcelonës, duke u bërë një ndër lojtarët e paktë që bën karrierë vetëm te një klub.

Puyol, më tutje foli për ish-rivalin e tij të Realit, Cristiano Ronaldon duke e lavdëruar për formën që po tregon në moshën 40-vjeçare.

“Numrat e Cristianos flasin vetë. Ai ka shënuar 20 gola në 25 ndeshje, dhe ato shifra janë domethënëse.

Një lojtar si ky ka një rol të rëndësishëm në skuadër, brenda dhe jashtë fushës, falë staturës së tij globale”, u shpreh Puyol.

Puyol, kujtojmë se tërë karrierën e tij e kaloi te Barcelona ku i cili ka 593 paraqitje dhe ka fituar trofe të rëndësishëm, mes tyre dhe “Tripletën” e vitit 2009.



Lexoni të gjitha në Bota Sot