Pas transferimit nga Ipswich Town te Chelsea, Liam Delap ka zgjedhur të marrë këtë numër, një zgjedhje për të cilën Olivier Giroud e paralajmëron që të jetë i kujdesshëm.
Olivier Giroud ka befasuar me një deklaratë.
22-vjeçari do të mbajë fanellën me numrin 9, që ka qenë e lirë prej largimit të Aubameyang nga Chelsea.
Sulmuesi francez, i cili nuk e guxoi ta vishte atë fanellë gjatë kohës së tij te Chelsea, u pyet përse kaq shumë sulmues e kanë pasur të vështirë ta përballojnë presionin që sjell ky numër.
“Kur firmosa për Milanin, Paolo Maldini më tha në takimin e parë në ‘Zoom’: A je i sigurt për numrin 9?
Është disi i mallkuar. Unë iu përgjigja se nuk është numri në shpinë, ai që do të më bëjë të jem i mirë dhe të shënoj gola.
Jo, unë e dua numrin 9. Dhe më pas i tregova se nuk kishte asnjë mallkim me këtë numër te Milani, po bëja shumë mirë.
Nuk ka të bëjë me numrin 9, ka të bëjë me rolin në fushë. Të qenit sulmues është diçka jashtëzakonisht kërkuese. Mund të jesh në qendër të vëmendjes kur gjërat ecin mirë, por je gjithashtu i pari që kritikohesh kur nuk shënon", tha Giroud.