Dikur e bënte telashe Prishtinën e kapitenit Fadil Vokrri, ky klub i njohur kroat gjendet shumë keq

- Bota Sot

Dikur e bënte telashe Prishtinën e kapitenit Fadil Vokrri, ky klub i njohur kroat gjendet shumë keq

Gjeneretat e vjetra dhe të mesme mirë e njohin Dinamon e Vinkovcit tash e shumë vite me emrin Cibalia (që nga fundi i viteve të 80-ta me këtë emër).

Ish Dinamo e tani Cibalia ka qenë prej ekipeve që shumë herë i ka bërë telashe Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri. 

Duhet kujtuar më 4 maj të vitit 1986 (java e 27-të, liga e parë ish jugosllave) Prishtina në Vinkovc kishte humbur me rezultat 5:0 nga Dinamo dhe të gjitha golat bien në pjesën e dytë.

Dinamo apo Cibalia e sotme sot gjendet në ligën e dytë kroat dhe ka përfunduar në vend të pestë me 46 pikë.

Çfarë thotë Millo Petkoviq, trajner 71-vjeçar?

Cibalia është klubi juaj, si i shihni problemet e tij?

“Cibalia ka pasur një dështim të tmerrshëm këtë vit që ka marrë pak komente.

Askush nuk ka shpjeguar pse Cibalia nuk luajti në Kupë këtë sezon në asnjë ligë.

Ata harruan ta regjistronin. U harrua në sytë e publikut. Nuk ka disfatë më të madhe se kaq.

Të biesh nga çdo ligë nuk është disfatë më e madhe se sa të harrosh të regjistrohesh për Kupë. Nuk e di kush është fajtor.

Gjëja më e keqe është kur e dëmtonveten. "Cibalia ka pësuar një dështim këtë sezon që është më i madh se rënia nga çdo ligë", tha trajneri për mediumin kroat “Index”. 

A do të jetë edhe Vukovari në një situatë të ngjashme?

“Kroacia, për fat të keq, nuk ka një ekip të dhjetë që do të luante në të njëjtin nivel me ekipet e tjera në ligën e parë.

Ky është problemi themelor i ekonomisë sonë, e cila nuk mund të financojë të gjitha dëshirat dhe talentet tona.

Shumë gjëra nuk janë të përcaktuara në sportin tonë. Shkruhet shumë për Ligjin e Sportit.

Asnjë ligj nuk e ka thënë ende se si do ta financojmë këtë sport. Vukovari, ashtu si Vinkovci, është në lindjen e largët të Kroacisë, në qarkun më të keq ekonomikisht dhe demografikisht.

Shumica e njerëzve janë larguar. Këto janë vështirësi të mëdha që po shkaktojnë krizën”, ka thënë më tej.



Lexoni të gjitha në Bota Sot