Atletico Madridi po kërkon të përforcohet në krahun e majtë të mbrojtjes.
Pas dështimit të transferimit të Theo Hernandezit, “Bardhekuqtë” kanë hedhur sytë në Angli, ku kanë shprehur tashmë interesim për yllin e Liverpoolit, Andreë Robertson.
Transferimi i mundshëm i Milos Kerkezit, mund t’ja vështirësojë punët skocezit i cili ka qenë i paprekshëm në formacion që nga ardhja e tij në vitin 2017.
Robertson, numëron 342 paraqitje me Liverpoolin, ku i cili ka 11 gola dhe 67 asistime, ku ka fituar 2 tituj të Premierligës, 1 herë Ligën e Kampionëve, FA Cup, Superkupën e Evropës, Community Shield dhe 2 herë Carabao Cup.