Favorit per “Topin e Artë”, Dembele: Kjo është fitore e madhe

- Bota Sot

Favorit per “Topin e Artë”, Dembele: Kjo është fitore e madhe

Osman Dembele zhvilloi një sezon fantastik te PSG. Ylli francez ndihmoi ekipin që të arrijë suksese të mëdha, duke kontribuar jo pak për fitimin e kampionatit apo Champions League.

Në një intervistë për L’equipe, Dembele shprehet se fakti që rënditet si një nga favoritët për të fituar “Topin e Artë” është një fitore e madhe për të.

Ai realizoi 33 gola dhe dhuroi 15 asiste në 49 paraqitje në të gjitha garat, shifra këto me të vërtetë mbresëlënëse për futbollistin.

Statistikat flasin vetë, por jo vetëm kaq, pasi efekti i tij në fushën e lojës ka qenë i madh.

Për lojtarin ky është viti i dytë te PSG, pasi kaloi shumë vite te Barcelona. Sa i takon favoriteve për Topin e Artë, i dyti në renditjen e favoritëve të këtij viti është Lamine Yamal i Barcelonës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot