Shkëndija e Tetovës ndryshojnë ambient dhe prej sot vijojnë punën në Terme Çatezh.
Fokusi maksimal për tu përgatitur për sfidat evropiane.
"Skuadra kuqezi e ka nisur fazën kryesore të përgatitjeve për pjesëmarrjen në eliminatoret e UEFA Champions League, duke udhëtuar drejt Sllovenisë. Kuqezinjtë janë vendosur në qendrën stërvitore Terme Çatezh, ku do të qëndrojnë deri më 28 qershor.
Gjatë qëndrimit në Slloveni janë planifikuar katër ndeshje kontrolluese me kundërshtarë të ndryshëm, që do t’i ndihmojnë trajnerit dhe stafit teknik të testojnë përbërjen dhe të përgatiten në mënyrën më të mirë për sfidat ndërkombëtare.
Një moment i rëndësishëm gjatë qëndrimit në këtë fazë përgatitore është edhe hedhja e shortit për raundin e parë eliminator të UEFA Champions League, që do të mbahet më 17 qershor në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës. Klubi ynë do ta ndjekë këtë moment nga Sllovenia, për të mësuar emrin e kundërshtarit të parë në garat evropiane për sezonin 2025/26.
Pas përfundimit të fazës përgatitore dhe zhvillimit të testit të fundit më 28 qershor, skuadra do të rikthehet në Tetovë për të vazhduar me përgatitjet finale në ambientet e klubit, në prag të përballjes së parë zyrtare në Evropë, e cila do të zhvillohet më 8 ose 9 korrik", njofton KF Shkëndija.