Prizren: Përurohet Pas Vdekjes libri i Metë Shatrit, “Arsimi fillor dhe i mesëm 1945 – 1999”

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Përurohet Pas Vdekjes libri i Metë Shatrit, “Arsimi fillor dhe i mesëm 1945 – 1999”

Sot, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të profesorit Metë Shatri, në amfiteatrin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren u përurua libri post-mortum me titull “Arsimi fillor dhe i mesëm në komunën e Prizrenit 1945–1999, me theks të veçantë në vitet 1990–1999”, dorëshkrim i lënë nga autori para vdekjes.

Redaktori i librit, Skënder Susuri, theksoi rëndësinë e madhe të kësaj vepre dokumentare, duke veçuar faktin se shumë të dhëna të publikuara në këtë libër shfaqen për herë të parë. Recensenti, prof. dr. Fadil Kryeziu, u shpreh se kjo vepër siguron që historiku i arsimit në Prizren të mbijetojë për brezat e ardhshëm.

Në këtë ngjarje përkujtimore, për jetën dhe veprën e autorit foli edhe miku i tij, prof. Hasan Hoti, duke vënë në pah kontributin e madh të Metë Shatrit në fushën e arsimit dhe shërbimin ndaj komunitetit.

Metë Shatri, ish-zyrtar i Drejtorisë së Arsimit në Prizren dhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u nda nga jeta më 14 qershor 2024. Ai do të kujtohet si një figurë e nderuar e arsimit dhe jetës publike në Prizren, përkushtuar për vite me radhë çështjeve kombëtare dhe zhvillimit arsimor në Kosovë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit