Has: Në Gjonaj dy tragjedi brenda një jave, motoçikletat u morën jetën dy personave

- Gazeta e Prizrenit

Has: Në Gjonaj dy tragjedi brenda një jave, motoçikletat u morën jetën dy personave

Gjonaj i Hasit është tronditur nga dy tragjedi të rënda brenda një jave, në të cilat jetën e kanë humbur dy persona nga aksidentet me mjete motorike të tipit motoçikletë dhe ATV, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Rasti i parë ndodhi rreth një javë më parë, në fshatin Domaj, në njësinë administrative Gjinaj të Hasit, ku humbi jetën Albert Çoçaj, 46-vjeçar nga Gjonaj. Ai ishte duke drejtuar një mjet sportiv të tipit off-road, i cili, sipas Policisë, ishte përmbysur aksidentalisht. Në këtë ngjarje ishte përfshirë edhe vëllai i tij.

Ndërsa një tjetër tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme, më 6 nëntor, në Gjonaj. Kësaj radhe viktimë është 22-vjeçari Argent Hodaj, i cili humbi jetën pasi, derisa po drejtonte një motoçikletë me katër rrota (ATV). Dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin dhe ra nga një lartësi.

Përkundër intervenimit të ekipit të Emergjencës, vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes.

Dy raste tragjike brenda pak ditësh, me pasoja fatale për dy familje nga Gjonaj i Hasit, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në këtë trevë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në fshatrat e Hasit, si në Romajë, Lagjen e Shehut, Gjonaj e gjetiu, janë shtuar rastet e blerjes së këtyre mjeteve motorike nga të rinjtë, si dhe lëvizjet e tyre nëpër zonat malore.

Rrethanat e aksidentit të sotëm janë duke u hetuar nga Policia dhe Prokuroria./Gazeta e Prizrenit /



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit