Vuçiqin e ka kap sikleti, kundër federatës serbe: Nuk e përballuan presionin

- Bota Sot

Vuçiqin e ka kap sikleti, kundër federatës serbe: Nuk e përballuan presionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është kundër vendimit të federatës serbe që ndeshjet kualifikuese me Anglinë dhe Shqipërinë të luhen në Beograd. 

Ai kritikoi zgjedhjen e FSS, pasi përballja e 9 shtatorit kundër anglezëve, fillimisht ishte planifikuar të luhej në Leskovac.

“Federata e Futbollit dhe të tjerët nuk arrijnë të përballojnë as 5 minuta presion nga Ambasada Angleze apo palë të tjera, që kërkuan zhvillimin e ndeshjes në Beograd.

Pas dy ditëve presion, ata ndryshuan stadiumin, edhe pse ishte vendosur të luhej në Leskovac. Njerëzit e Leskovcit nuk kanë më pak vlerë se ata në Beograd.

Madje, mendoj që edhe pse do të vijë Anglia, në stadiumin Marakana do të ketë vetëm 300 tifozë, sepse Beogradi nuk do t’ia dijë”, ka thënë nga sikleti Vuçiq,

Vuçiq theksoi se nuk u ishte përgjigjur të paktën dhjetë kërkesave nga ambasadat, për ndryshimin e qytetit të ndeshjes.

Duke qenë se spostoi ndeshjen me “Tre Luanët”, federata vendosi që edhe sfidën e 11 Tetorit me Shqipërinë ta luajë në stadiumin “Rajko Mitiç” të Cërvena Zvezdës, ndërsa në Leskovc ata luajtën kundër Andorrës dhe do të luajnë sërish në nëntor kundër Letonisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot