Furnizohen me derivate në Zubin Potok, tentojnë të paguajnë me para të falsifikuara

- Bota Sot

Furnizohen me derivate në Zubin Potok, tentojnë të paguajnë me para të falsifikuara

Dy raste të ndara të falsifikimit të kartëmonedhave janë raportuar në komunën e Zubin Potokut gjatë javës së fundit, ku në të dyja rastet është përdorur një kartëmonedhë 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti i parë është regjistruar më 11 qershor 2025, rreth orës 07:00, kur një punonjës në një pikë karburanti ka pranuar një kartëmonedhë 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Policia është njoftuar menjëherë dhe ka sekuestruar kartëmonedhën për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Rasti i dytë ndodhi më 14 qershor 2025, rreth orës 10:10, kur një shtetas boshnjak i Serbisë u arrestua nga njësitet policore, pasi dyshohet se ka tentuar të paguajë me një kartëmonedhë të falsifikuar pas furnizimit me derivate në një tjetër pikë karburanti.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar kartëmonedha e dyshuar. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot