Flick nuk e do te Barcelona

- Bota Sot

Flick nuk e do te Barcelona

Ter Stegen nuk konsiderohet një alternativë për Hansi Flick.

Trajneri gjerman nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm, për këtë largimi duket thjesht çështje kohe në këtë merkato.

Gallatasaraj e mendon ndërkohë si gardianin e duhur, për të mbrojtur portën në edicionin e ardhshëm.

Fillimisht 33-vjeçari kërkohet në huazim ku një transfertë e vogël mund të paguhet te Barça.

Në këtë huazim do të jetë edhe opsioni për ta blerë. Mbetet për t’u parë nëse ky opsion do të pranohet nga Barcelona.

Vetë Ter Shtegen është shprehur optimist për sezonin e ri. Gjithçka te katalanasit ndryshoi, pasi u mësua se portieri i Gjermanië pretendon vetëm vendin e titullarit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot