Tjetër “goditje” nga Vllaznia

- Bota Sot

Tjetër “goditje” nga Vllaznia

Artan Jazxhi tashmë është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Mbrojtësi është prezantuar nga shkodranët para pak minutash.

Shkodranët dhe Teuta kanë arritur mes tyre marrëveshjen për Jazxhin. Ky i fundit kalon në Shkodër në formë huazimi vetëm për Kupat e Europës.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Teuta për huazimin e futbollistit Artan Jazxhi. Mbrojtësi 24 vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës tonë për Kupat e Europës.

Mirë se erdhe! #artanjazxhi“, ka shkruar klubi shkodran.

Një përforcim shumë i rëndësishëm për kuqeblutë. Edi Martini ribashkohe me mbrojtësin, me të cilin ka bashkëpunuar te Teuta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot