Xabi Alonso: Presim me padurim një turne të mirë

- Bota Sot

Xabi Alonso: Presim me padurim një turne të mirë

Real Madrid tashmë ka arritur në Miami të SHBA-ve, ku do të marr pjesë në Kupën e Botës për Klube.

”Mbretërit” ndeshjen e parë e zhvillojnë ditën e mërkurë, kundër kampionit të Arabisë Saudite, Al Hilal.

Pasi arritën në Miami, trajneri i ”Los Blancos”, Xabi Alonso ka deklaruar se dëshirojnë të arrijnë deri në finale.

”Po fillojmë një epokë të re dhe duhet të përparësojmë atë që është e rëndësishme: çfarë duam të jemi, si duam të luajmë dhe si ndihemi për këtë.

Duam të jemi në gjendje ta bëjmë këtë që nga fillimi, që nga ndeshja kundër Al Hilal.

Së pari, duhet ta njohim veten.

“Duhet ta përshpejtojmë gjithçka sepse kemi shumë pak kohë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për t’u stërvitur. Ne mbërritëm këtu dhe sot po vijnë Lunin , Vini Jr. dhe Arda.

Do të fillojmë të ndërtojmë një ekip dhe do të kemi tre seanca stërvitore para ndeshjes. Po vijmë me shumë dëshirë, me shpresën për të pasur një turne të mirë dhe për të qenë në gjendje ta çojmë deri në fund.”, deklaroi Alonso.



Lexoni të gjitha në Bota Sot