Kush janë lojtarët më të paguar që luajnë në Botërorin e klubeve?

- Bota Sot

Kush janë lojtarët më të paguar që luajnë në Botërorin e klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve me të ardhura më të larta në këtë turne.

Paga e tij neto është 11,8 mln euro në vit, por fitimet e tij janë disa herë më të mëdha falë detajeve shtesë në kontratë (marketingu).

Cristiano Ronaldo do ta kryesonte listën e më të paguarve, por ai nuk luan në Botërorin e klubeve. Duke llogaritur pagat vjetore neto, rezulton se lojtari më i paguar i këtij turneu është Kalidou Koulibaly (Al Hilal), me pagë 34 mln euro.

Pas tij renditen Sergej Milinkovic-Savic (Al Hilal) dhe Aleksandar Mitrovic (Al Hilal), secili me pagë 24,5 mln euro. Renditja vijon me Malcom (Al Hilal), i cili paguhet 17,6 mln euro, ndjekur nga Ruben Neves (Al Hilal) me pagë 16,9 mln euro dhe Joao Cancelo (Al Hilal) me pagë 15 mln euro.

Kylian Mbappé është lojtari nga ligat e Europës më i paguar i turneut, me rreth 15 mln euro neto në vit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot