Brahim Diaz e mbyll me Realin

- Bota Sot

Brahim Diaz e mbyll me Realin

E ardhmja e Brahim Diaz sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë te Real Madrid. 25-vjeçari nuk dëshiron të kalojë një tjetër sezon si rezervë dhe e di mirë që te Real Madrid e ka të vështirë të sigurojë një vend titullari, ndaj është i hapur për një aventurë të re.

Diaz pritet të rikthehet në Premier League, aty ku më parë veshi fanellën e Manchester City pët 3 sezone 2016-2019, por këtë herë do zgjedh një ekip tjetër.

“DefensaCentral” raporton se Arsenal është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e Diaz, i cili pëlqhet shumë nga Mikel Arteta.

Diskutimet mes dy klubeve pritet të nisin menjëherë pasi Real Madrid të kthehet nga Kupa e Botës për Klube, por oferta e “Topçinjve” është brenda pritshmërive të drejtuesve të klubit madrilen dhe nëse nuk dalin pengesa rrugës, Brahim Diaz sezonin e ri do jetë nën urdhërat e Artetës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot