Ekipet shqiptare do të kuptojnë ditën e martë se me kë skuadër do të përballen në kualifikueset europiane.
Më datë 17, pasnesër, gjithashtu dhe Partizani do të njohë kundërshtarin e parë të Conference League.
Në prag të këtij shorti, klubi i kuq ka nisur fazën përgatitore në Ohër. Partizani do të stërvitet në vendin fqinj për dy javë, ku pasi të përfundojë stërvitjen do të zhvillojë tre miqësore.
Më datë 20 qershor do të përballen me Ballkanin, më 24 qershor ndaj Rabotnickin dhe më 28 qershor me Dinamon.