UEFA Goalkeeper A, për herë të parë në Shqipëri

- Bota Sot

UEFA Goalkeeper A, për herë të parë në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit organizon për herë të parë në Shqipëri kursin për licencën UEFA Goalkeeper A, i cili është niveli më i lartë i trajningut për trajnerët e portierëve.

Kjo licencë i lejon kursantët të trajnojnë portierët në nivelet më të larta, me ekipe të kategorisë superiore dhe ekipet kombëtare.

Kursi do të zgjasë 12 muaj, i ndarë në 4 blloqe dhe në edicionin e parë janë 14 pjesëmarrës.

Specialistët e Departamentit të Edukimit do të mentorohen nga Savvas Costantinou, anëtar i Jira Panel në UEFA, i cili ishte prezent që në fillimin e kursit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot