Reijnders: Nuk jam këtu për të zëvendësuar De Bruynes

- Bota Sot

Reijnders: Nuk jam këtu për të zëvendësuar De Bruynes

“Nuk jam këtu për të zëvendësuar De Bruyne”. Tijjani Reijnders e ka bërë të qartë se cilat do të jenë pritjet prej tij në aventurën e tij të re te Manchester City.

Të bësh atë që ka bërë një legjendë si De Bruyne është e vështirë, por Reijnders dëshiron të tregojë veten për cilësitë e tij:

“Duhet të luaj lojën time, por frymëzohem nga lojtarë të ndryshëm.

Mundohem t’i përshtas cilësitë e tyre me karakteristikat e mia, ajo që më ka bërë gjithmonë përshtypje te De Bruyne është mënyra se si ai vëzhgon fushën dhe pasimet e tij”.

Një mendim pastaj për Pep Guardiolën: “Ai është trajneri më i mirë në botë, mezi pres të mësoj gjëra të reja këtu. Ai ka një stil të ndryshëm loje dhe kjo është pikërisht ajo që mezi pres”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot