Përse nuk ecin lojtarët shqiptarë? Ua thotë Lirim Kastrati

- Bota Sot

Përse nuk ecin lojtarët shqiptarë? Ua thotë Lirim Kastrati

Përse nuk ecin futbollistët shqiptarë në nivelet më të larta të futbollit?

Nëse i hedhim një vështrim viteve të fundit, shohim se lojtarët që kanë shkuar më larg, nga ata shqiptarë, janë futbollistët që kanë pasur më pak talent të dhuruar dhe i janë përkushtuar më shumë punës.

Nga ana tjetër, lojtarët që kanë pasur talent me tepricë dhe shiheshin me potencial të madh për të shkuar larg, kanë dështuar me sukses.

Njëri prej tyre ishte edhe Lirim Kastrati, lojtari i cili dallonte nga larg për mënyrën sesi e trajtonte topin, shpërthimin e tij, driblimin në një kundër një, por në fund, sic e thekson edhe vetë Kastrati për “Telegrafi Sport”, mendjemadhësia dhe fama që e pushtuan i prishën gjithcka.

Një deklaratë e Lirim Kastratit që nuk është vetëm rrëfimi i tij personal, por historia e shumë lojtarëve shqiptarë që kanë shumë talent, por aspak punë dhe sakrificë. 

“Në atë kohë kam menduar se jam më i mencuri. Shkurt dhe shqip, nuk isha i fokusuar në futboll, nuk më ka interesuar fare futbolli, si djal i ri në atë moshë të vogël, merr një rrogë të madhe dhe pastaj mendon se kushedi se kush dhe nuk të intereson më futbolli.

Këtu kam gabuar sepse nuk dija të menaxhoja famën dhe paranë. Duke mos luajtur te Dinamo Zagreb, në 6 muajt e fundit atje nuk luaja dhe bënim mbledhje me kryesinë e klubit në Kroaci dhe ata më thonin:

“Lirim, ti vetëm fokusohu në futboll se ne do e shesim Majer, do e shesim lojtarin tjetër që është në pozitën tënde dhe ti je projekti ynë. Unë i kisha fajet dhe nga ana tjetër i thoja: “Jo, jo, unë do iki, do iki”.

Dhe pastaj shkova në Legia, një klub shumë i madh dhe në Legia mendoja se ja, pa ushtrime, pa bërë stërvitje, do arrij larg. Dhe pastaj filluan gjërat e këiqja dhe morën poshtë dhe për poshtë”, tha Lirim Kastrati.



Lexoni të gjitha në Bota Sot