Von der Leyen i kërkon Netanyahut në telefon zgjidhje diplomatike për Iranin: Situata humanitare në Gaza është e papranueshme

- Bota Sot

Von der Leyen i kërkon Netanyahut në telefon zgjidhje diplomatike për Iranin: Situata humanitare në Gaza është e papranueshme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku theksoi nevojën urgjente për një zgjidhje të negociuar në përballjen me Iranin dhe një ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Rikonfirmova angazhimin tonë për paqen, stabilitetin dhe përpjekjet diplomatike që synojnë uljen e përshkallëzimit. Në këtë kuadër, theksova se Izraeli ka të drejtën të mbrohet. Irani është burimi kryesor i destabilitetit rajonal. Por është thelbësore që Irani të mos lejohet kurrë të marrë një armë bërthamore. Duhet gjetur një “zgjidhje diplomatike sa më parë,” – shkroi von der Leyen në rrjetin social X.

Kritika për krizën humanitare në Gaza

Von der Leyen nuk la pa përmendur edhe situatën në Rripin e Gazës, duke e cilësuar si “të papranueshme” nga pikëpamja humanitare, dhe i kërkoi Netanyahut që të ketë përmbajtje dhe akses të plotë për ndihmat humanitare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot