Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, dy yjet e ekipit kombëtar të Zvicrës, janë shumë të kërkuar.
“Raportohet se Milani po i ndjek që të dy, por ndoshta mund ta përballojë vetëm Xhakën.
Superylli kroat Luka Modriç pritet që të bashkohet pas Kupës së Botës për klube, dhe realisht një lojtar i ekipit kombëtar përkrah tij.
Pas Ardon Jasharit (22 vjeç), gjiganti i Serie A po ndjek Granit Xhakën (32 vjeç).
Çështja mbetet e ndërlikuar”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
"Gazzetta dello Sport" publikoi interesimin specifik të Milanit.
Drejtori sportiv Igli Tare ka marrë sinjal nga kampi i kapitenit të ekipit kombëtar për ti bërë Leverkusenit ofertë, e cila pritet të bëhet brenda 48 orëve të ardhshme.
“Shifra e transferimit të tij prej rreth 15 milionë eurosh plus një pagë të lartë për tre vitet e mbetura të kontratës së tij është duke u diskutuar”, shkruan mes të tjera media zvicerane.