Gjermania U-21 dhe Danimarka shkojnë në çerekfinale

- Bota Sot

Gjermania U-21 dhe Danimarka shkojnë në çerekfinale

Janë luajtur sot ndeshjet e dyta në grupet C dhe D në kampionatin europian U-21, i cili zhvillohet në Sllovaki.

Në grupin C, Gjermania fitoi 4:2 ndaj Rep. Çeke, duke siguruar fitoren dytë në po kaq ndeshje dhe shkon në 6 pikë, që do të thotë se ka prerë biletën për në çerekfinale.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Anglia barazoi pa gola ndaj Sllovenisë dhe mban vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Sllovenia e treta me 1 pikë dhe mbyll grupin Rep. Çeke me 0 pikë.

Në grupin D, Danimarka përmbysi Holandën dhe fitoi me shifrat 2:1, duke siguruar biletën për në çerekfinale, pasi ka 6 pikë në dy ndeshje. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Ukraina fitoi 2-0 ndaj Finalndës dhe mban vendin e dytë me 3 pikë, Holanda e treta me 1 pikë dhe mbyll grupin Finlanda po me 1 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot