Barcelona e hapur ndaj ofertave që vijnë për Araujon

- Bota Sot

Barcelona e hapur ndaj ofertave që vijnë për Araujon

Barcelona mund të jetë e gatshme të ndahet me Ronald Araujon gjatë kësaj vere, me gazetarin Achraf Ben Ayad që ka deklaruar se vazhdimësia e mbrojtësit te klubi “nuk është 100 për qind e garantuar”.

Qendërmbrojtësi uruguaian, i cili ka qenë një figurë kyçe në mbrojtjen e Barcelonës, mund të largohet nëse arrin një ofertë e rëndësishme.

Klubi thuhet se është i hapur për të shqyrtuar çdo propozim të fortë, sidomos duke pasur parasysh përpjekjet për të balancuar gjendjen financiare me planifikimin e skuadrës.

Trajneri i ri, Hansi Flick, aktualisht ka në dispozicion pesë qendërmbrojtës: Araujo, Pau Cubarsí, Eric Garcia, Íñigo Martínez dhe Andreas Christensen.

Edhe pse Flick vlerëson forcën fizike dhe lidershipin e Araujos, nevoja e klubit për të siguruar të ardhura përmes shitjes së lojtarëve bën që asnjë lojtar të mos jetë plotësisht i paprekshëm.

Barcelona pritet të marrë vendimet përfundimtare në javët në vijim, me fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri.

Araujo, i cili është ende nën kontratë, mund të qëndrojë në klubm por vetëm nëse nuk mbërrin ndonjë ofertë e kënaqshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot