Alaba merr vendim përfundimtar

- Bota Sot

Alaba merr vendim përfundimtar

E ardhmja e David Alabas te Real Madrid ka qenë e pasigurt muajt e fundit për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme që e kanë mbajtur jashtë fushave.

Mbrojtësi austriak ka kontratë deri në qershor 2026 dhe ka vendosur të qëndrojë në klub, pavarësisht zërave për një largim të mundshëm.

Real Madridi është i përqendruar aktualisht te Kupa e Botës për Klube, por njëkohësisht po punon për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Në mbrojtje, klubi ka bërë disa lëvizje duke afruar Dean Huijsen dhe rinovuar kontratën e Raul Asencios, ndërsa situata e Alabas mbetet në vëmendje.

Alaba ka pasur ndikim të madh në sezonin e parë me Realin, por dëmtimet e fundit dhe paga e lartë prej 13 milionë eurosh në sezon kanë ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij.

Sipas gazetës AS, Alaba ka bërë të qartë se dëshiron të përmbushë kontratën dhe të qëndrojë te Real Madridi deri në vitin 2026.

Klubi madrilen e respekton këtë vendim dhe vlerëson profesionalizmin e tij, duke i dhënë mundësinë të kontribuojë edhe në fazën e fundit të karrierës së tij në ‘Santiago Bernabeu’.



Lexoni të gjitha në Bota Sot