Kampionia e Kosovës, Drita nesër mëson kundërshtarin e saj në Ligën e Kampionëve

- Bota Sot

Kampionia e Kosovës, Drita nesër mëson kundërshtarin e saj në Ligën e Kampionëve

Kampionia e Kosovës, Drita do të jetë sot pjesë e shortit të Ligës së Kampionëve, për fazën e parë kualifikuese.

Klubi bardhekaltër nga Gjilani do të mësojë kundërshtarin e parë në këto kualifikime.

Fatmirësisht, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani do të jetë në vazon bartëse, dhe kësisoj do të ketë një “short më të lehtë”, të paktën në letër.

Drita përballë mund të ketë një nga 13 kampionët e elitave të futbollit europian, dukë përfshirë këtu edhe dy klube shqiptare.

Kundërshtarët e mundshëm të Dritës:

Inter Club d’Escaldes (Andorra);

Levadia (Estonia);

Dinamo Minsk (Bjellorusia);

Hamrun Spartans (Malta);

Kairat (Kazakistani);

Milsami Orhei (Moldavia);

Differdange 03 (Luksemburgu);

Iberia 1999 (Gjeorgjia);

Vikingur (Ishujt Faroe);

Shelbourne (Republika e Irlandës);

Virtus (San Marino);

Si dhe, kundërshtarë të mundshëm që Drita mund t’i ketë përballë janë edhe klubi shqiptar – kampione e Maqedonisë së Veriut – Shkëndija, së bashku me kampionen e Shqipërisë, Egnatinë.

Shorti do të hidhet sot me fillim nga ora 14:00 në Nyon të Zvicrës.

Drita kishte luajtur dy herë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Herën e parë kishte fituar dy ndeshje në fazën parakualifikuese, për t’u mposhtur nga Malmo në fazën e parë kualifikuese.

Në herën e dytë, shkaku i COVID-19 ishte eliminuar me rezultat zyrtar nga finalja e fazës parakualifikuese.



Lexoni të gjitha në Bota Sot