Alejandro Garnacho pritet të largohet këtë verë nga Manchester Unitedi, por jo edhe nga Liga Premier, pasi e duan disa ekipe rivale.
Më parë ishte raportuar se sulmuesi anësor 20-vjeçar mund të largohej nga Manchester United, por do të preferonte të qëndronte në Ligën Premier.
Kështu, edhe pritet të ndodh pasi interesimi për shërbimet e tij nga klubet angleze është i madh.
Sipas Daily Mail, përveç Chelseat dhe Aston Villas, edhe Tottenham Hotspur po shqyrton një transferim të Garnachos.
Sezonin e kaluar, argjentinasi bëri 58 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asistime.
United e vlerëson lojtarin me 70 milionë euro, teksa kontrata aktuale e Garnachos është e vlefshme deri më 30 qershor 2028.