Klubi i Serie A ofertë zyrtare për lojtarin shqiptar

- Bota Sot

Klubi i Serie A ofertë zyrtare për lojtarin shqiptar

Milot Rashica me shumë mundësi do të largohet nga Besiktas këtë merkato verore.

Ndërkohë që ofertat për të nuk mungojnë, siç raportojnë edhe mediat italiane.

Është ekipi i Genoa, i cili ka dërguar një ofertë zyrtare për sulmuesin e Kosovës.

8 milionë euro është oferta e italianëve, por e refuzuar nga Besiktas, të cilët kërkojnë të paktën 9 milionë.

Mbetet të shihet nëse e ardhmja e 28-vjeçarit do të jetë te klubi i Serie A.

Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Rashica mori pjesë në 41 ndeshje me Besiktas, duke shënuar 5 gola e asistuar në 12 të tjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot