Zhegrova mund ta pasurojë Lillen me 30 milionë euro

- Bota Sot

Zhegrova mund ta pasurojë Lillen me 30 milionë euro

Edon Zhegrova do të largohet gjithsesi nga Lille gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli kosovar e ka mbyllur tashmë eksperiencën me klubin francez, ndonëse ka ende kontratë me të.

Ai dëshiron ta provojë një eksperiencë të re dhe klubet italiane janë ato që kanë shprehur më së shumti interesim për të.

Krahas Napolit, lojtarin e pëlqejnë edhe Milani dhe Atalanta.

Dhe, sipas mediave franceze, Lille mund t’i përfitojë deri në 30 milionë euro nga shitja e e lojtarit të Kosovës.

Dhe, klubi nga Ligue 1 e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e anësorit ofanziv.

Bëhet fjalë për mesfushorin ofanziv, Marius Sivertsen Broholm, i cili aktualisht është pjesë e Rosenborgut.

Ylli kosovar nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në vitin 2025 shkaku i një lëndimi që e kishte pësuar në fund të vitit të kaluar.

26-vjeçari i ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat duke i realizuar 8 gola dhe duke i bërë 2 asistime.

Ai ishte në formë jetësore në pjesën e parë të sezonit, por lëndimi i çuditshëm dhe i pazakontë ia humbi pjesën e dytë të sezonit.

Sidoqoftë, Zhegrova, i cili luajti ditë më parë në ndeshjen e yjeve në Kosovë, synon të jetë protagonist në sezonin 2025/26 në cilindo ekip që transferohet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot