Ferizaj përforcohet

- Bota Sot

Ferizaj përforcohet

Ferizaj ka synime të mëdha për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës. Skuadra e Ferizajt është përforcuar me futbollistin Alban Shabani. 

“Alban Shabani është bardhekaltër!

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sot klubi ka arritur marrëveshje me mesfushorin cilësor Alban Shabani, i cili nga sot bëhet pjesë e familjes bardhekaltër.

Shabani së fundmi ishte pjesë e KF Laçit në superioren Shqiptare, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Feronikelin në Kosovë.

Me përvojën dhe energjinë e tij në mesfushë, ai pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për ekipin tonë në sezonin e ri”, njofton FC Ferizaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot