Nëse do të largohet këtë verë...

- Bota Sot

Nëse do të largohet këtë verë...

Pasditen e djeshme Niko Uilliams ka bërë publik qëndrimin e tij sa i përket të ardhmes.

Nëse do të largohet këtë verë nga Atletik Bilbao atëherë spanjolli preferon që t’i bashkohet Barcelonës.

Sulmuesi bask preferon Barçën pasi atje e pret një trajner si Flik dhe shoku i tij në kombëtare, Lamine Jamal. Por në këtë tratativë pengesa e madhe është gjendje financiare e ekipit katalanas.

Duke parë vështirësitë që kishin një vit më parë kur regjistruan Dani Olmon në momentin e fundit, Barceloan këtë vit po mendon për një zgjidhje. Si fillim klubi katalan duhet që të largojë disa lojtarë pasi vetëm kështu do të bëjë të mundur transferimin e Uillimas në “Camp Nou”.

Lojtari ka një klauzolë shitje prej 60 milionë eurosh, të cilat duhet që të paguhen njëherësh dhe jo me këste. Këto detaje mbajnë ende në garë Bajernin, i cili nuk ka problem pagesën e kësaj shume, por njëkohësisht respekton vendimin e lojtarit , i cili konsideron Barcelonën si destinacionin më të preferuar.

Ekipi bavarez po qëndron në pritje dhe nëse Barcelona nuk do t’ia dalë atëherë do të bëjë hapin deciziv.



Lexoni të gjitha në Bota Sot