Kursimet e ish-pjesëtarëve të FSK-së në Fondin e Kursimeve Pensionale, Zeqiraj flet me Krasniqin – përmend edhe amendamentimin e Ligjit

- Bota Sot

Kursimet e ish-pjesëtarëve të FSK-së në Fondin e Kursimeve Pensionale, Zeqiraj flet me Krasniqin – përmend edhe amendamentimin e Ligjit

Komisionerja parlamentare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Remzie Zeqairaj, ka bërë të ditur se është takuar me drejtorin e Operacioneve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës Agron Krasniqi me të cilin është biseduar lidhur me çështjen e kursimeve të pjesëtarëve të pensionuar, pra të ish pjesëtarëve të FSK-së në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Zeqiraj në një postim në Facebook shkruan se në takim gjithashtu u bisedua për procedurat aktuale dhe nismat e ardhshme eventuale lidhur me trajtimin e kësaj çështje nga institucionet relevante me nisma konkrete.

Lexoni të plotë postimin:

Sot, sipas kërkesës sime, u prita në takim nga z. Agron Krasniqi, Drejtori i Operacioneve, në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Në takim e ku ishte e pranishme edhe znj. Flaka Braha, zyrtare ligjore dhe sekretare e Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, u bisedua lidhur me çështjen e kursimeve të pjesëtarëve të pensionuar, pra të ish pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Në takim gjithashtu u bisedua për procedurat aktuale dhe nismat e ardhshme eventuale lidhur me trajtimin e kësaj çështje nga institucionet relevante me nisma konkrete.

Iniciativa për hapjen e temës, në rastin më të mirë edhe amendamentimi i Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës do të kontribuonte në masë të madhe edhe në përmirësimin e mirëqenies së pensionistëve të FSK-së e jam e bindur edhe në ngritjen e motivimit në shërbim deri në pensionim të rregullt në FSK. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot