Kursi për licencën e trajnerit UEFA A, i organizuar nga Federata e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, ka përmbyllur edicionin e tij të 22-të. Kursi i UEFA A nisi në janar të këtij viti dhe zgjati 6 muaj.
Në ceremoninë përmbyllëse të diplomimit të kursit u shpërndanë licencat për 25 trajnerët e rinj, 3 prej të cilëve ishin vajza.
Ky edicion mblodhi bashkë edhe disa figura të njohura të futbollit shqiptar si: Shkëlzen Gashi, Jahmir Hyka, Sabien Lilaj, Arian Sheta, Ardit Beqiri, si dhe trajnerja e Kombëtares U15 Daniela Kodra.
Kursi për licencimin e trajnerëve për nivelin A është nivel shumë i rëndësishëm, pasi është një licencë që e zotërojnë të gjithë zëvendës-trajnerët e Kategorisë Superiore, ndërsa është e detyrueshme për të gjithë trajnerët e ekipeve të para dhe skuadrave U-21, U-19, e kështu me radhë në futbollin profesionist.