Sulmuesi kuqezi, Mirlind Daku nuk do të transferohet te Zeniti.
Marrëveshja është prishur në momentin e firmës pasi shfaqej një distancë mes kërkesës dhe ofertës për rroge (flitej për 2.5-3 mln euro në vit), ku dhe bonuset kthehen problem sipas asaj që ka mësuar..
Akordi mes klubeve ishte gjetur mbi bazën e 8 mln eurove aq sa ishin caktuar dhe vizitat mjekësore.
Sulmuesi i Shqipërisë ka interesime të tjera mes tyre sidomos gjiganti turk Besiktas.