Fitoi gjithçka që mund të fitohej dhe tha mjaft.
Edmond Hasanbelliu, presidenti më jetëgjatë I futbollit shqiptar, vendosi të largohej nga posti pas plot 26 vitesh në drejtim të Teutës së Durrësit.
I ardhur në detyrë në 1999, në kohën që në klubet e Shqipërisë drejtonin një Myftar Çelë tek Vllaznia apo një Lutfi Nuri tek Tirana, Hasanbelliu ndoshta as vetë nuk e kishte menduar se do të vazhdonte kaq shumë.
Ai njoftoi dorëheqjen me një mesazh të botuar në faqen zyrtare të Teutës në FB, duke theksuar se largohet me keqardhje, dhe se pas një periudhe të gjatë angazhimi ka vendosur të hapë një kapitull të ri në jetën e tij.
Nuk vonoi mesazhi falenderues nga presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, I cili edhe pse është zgjedhur në post në 2002, ka më pak vite në detyrë sesa Hasanbelliu.
Si numri 1 I durrsavëke, ai fitoi titullin kampion në 2021, fitoi tri herë Kupën e Shqipërisë në 2000, 2005 e 2020, si dhe Superkupën e Shqipërisë në 2021.
Hasanbelliu premton se do të vazhdojë t’i qendrojë afër Teutës, pavarësisht largimit nga posti i presidentit.