Një tjetër titullar njofton largimin nga kurbinasit

- Bota Sot

Një tjetër titullar njofton largimin nga kurbinasit

Largimet nga skuadra e Laçit nuk kanë fund.

Pas rënies në Kategorinë e Parë janë të shumtë futbollistët që kanë ndarë rrugët me kurbinasit.

I fundit që mbyll aventurën e tij në Laç është Kleandro Lleshi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa u uron suksese në vazhdim dhe rikthim sa më të shpejtë në elitë.

“Urimet me te mira per @kflaci.al . Falenderoj presidentin, stafin, lojtaret dhe tifozerine e Lacit per bashkepunimin dhe mbeshtetjen. Kthim sa me shpejt ne elitën e futbollit!”, ka shkruar Lleshi. 

25-vjeçari largohet nga bardhezinjtë vetëm pas 1 viti, teksa në sezonin që përfundoi luajti me kurbinasit në 32 ndeshje dhe dhuroi vetëm 1 asist..



Lexoni të gjitha në Bota Sot