E rëndë: Nesër i jepet lamtumira e fundit Ardian Dushkolli, i cili vdiq në një liqe në Gjermani

- Bota Sot

E rëndë: Nesër i jepet lamtumira e fundit Ardian Dushkolli, i cili vdiq në një liqe në Gjermani

Tri ditë më parë ka ndërruar jetë Ardian Dushkolli, një 18-vjeçar nga Podujeva, pas një tragjedie të ndodhur në një liqe në Gjermani, ndërsa familjarët kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje të rëndë.

Familjari i të ndjerit, Berat Osmani, ka shkruar: “Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”.

Po, sipas njoftimit të familjarëve, lamtumira e fundit, Ardianit do t’i jepet nesër në ora 18:00.

Varrimi i të riut do të bëhet në fshatin Llaushë, lagjia Dushkolli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot