Simona zbret nga froni Diletta-n

- Bota Sot

Simona zbret nga froni Diletta-n

Simona Leskovska, një modele 30-vjeçare dhe finaliste e konkursit “Miss Sllovakia”, ka rrëmbyer vëmendjen e publikut, këtë herë jo nga pasarelat, por si gazetare në Kampionatin Europian për moshat nën 21 vjeç që po zhvillohet në vendin e saj.

Me paraqitje të guximshme dhe stil që lë pa frymë, Simona ka fituar zemrat e tifozëve që tashmë e quajnë “Mbretëresha e Europës”.

Në Instagram, ajo numëron mbi 206 mijë ndjekës që ndjekin me entuziazëm postimet e saj të përditshme.

Por zemra e bukuroshes sllovake është tashmë e zënë, ajo është në një lidhje me futbollistin Stanislav Lobotka, lojtar i Sllovakisë dhe kampion me Napolin.

Përveç bukurisë dhe karizmës, Simona ka dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim serioz në punën e saj. Ajo ka tre vite që punon për Federatën Sllovake të Futbollit, fillimisht me ekipin U21, dhe më pas me përfaqësuesen A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot