Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është rikthyer të flasë pas humbjes së rëndë 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së. Në përfundim të stërvitjes në UCLA, ai u shpreh:
"Ende nuk mund ta shpjegoj. Pas finales më duheshin disa ditë për të folur. Ishte natë e vështirë, nuk ishim vetvetja. Por tani duhet të ecim përpara."
Duke folur për ndeshjen e ardhshme në Kupën e Botës për Klube ndaj Monterrey, Lautaro shtoi:
"Interi hyn në çdo garë për të fituar. Kemi pak kohë për përgatitje, por jemi gati. Djemtë e rinj do të ndihmojnë."
Lidhur me trajnerin Cristian Chivu, ai tha:
"Na pëlqen mentaliteti i tij fitues. Mendojmë njësoj dhe duam të ecim përpara me idetë e tij."
Interi debuton pas dy ditësh në Kupën e Botës për Klube, me synimin për ta lënë pas të kaluarën dhe për të reaguar fuqishëm.