Ka fituar besimin e drejtuesve

- Bota Sot

Ka fituar besimin e drejtuesve

Lushnja ka rinovuar kontratën me një nga liderët e skuadrës. Fadil Meta do të vazhdojë të jetë pjesë e lushnjarëve edhe në sezonin e ri.

Palët mes tyre kanë zgjatur bashkëpunmin edhe për 1 sezon tjetër, me klubin që e ka zyrtarizuar diçka të tillë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“KF Lushnja njofton me kënaqësi rinovimin e kontratës me mesfushorin Fadil Meta për sezonin 2025/26.

Ky është një hap i rëndësishëm në vazhdimësinë e projektit të klubit, duke konfirmuar besimin ndaj një lojtari që ka dhënë maksimumin në fushë dhe është identifikuar me vlerat e ekipit verdhejeshil.

Meta do të vazhdojë të jetë pjesë e mesfushës së KF Lushnja-s, duke kontribuar me përkushtim, disiplinë dhe eksperiencë në objektivat e sezonit të ardhshëm.

Klubi i uron Fadil Metës suksese dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën verdhejeshile!”, ka shkruar klubi lushnjar. Siç dihet në të kaluarën Meta ka mbajtur veshur fnalelën e disa ekipeve, si Egnatia, Erzeni, Vora, Shkumbini dhe Liria. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot