Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka thënë se ekipi i tij është i përgatitur për çdo kundërshtar në garat evropiane.
KF Drita do të ndeshet me kampionin e Luksemburgut, Diferdanzhit, në turin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës.
Megjithatë, trajneri i kampionit të Kosovës, Ramadani, ndihet optimistë dhe ka besim se ekipin e tij, para ndeshjeve evropiane.
“Ishim të përgatitur për çdo kundërshtar. Në këtë fazë të garave evropiane, ku përballemi me kampionë të vendeve të ndryshme, nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë.
Megjithatë, ne jemi të përgatitur për këtë sfidë. E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por do ta respektojmë çdo kundërshtar dhe kam shumë besim se me grupin që kemi, mund të arrijmë rezultate të mira.
Kam besim të plotë në ekipin tim. Na mbetet të punojmë fort, të bëjmë analiza të detajuara për kundërshtarin, dhe në fund, le të flasë fusha”, përfundoi trajneri i Dritës.
Ndeshje, ndeshjet e parë Drita do të luajë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” me datë 8 ose 9 korrik, ndërsa me 15/16 korrik është paraparë ndeshja kthyese.