Milazim Bajraktari dhe Ardian Hasani mbeten të Trepça ‘89

- Bota Sot

Milazim Bajraktari dhe Ardian Hasani mbeten të Trepça ‘89

Trepça ’89 e Mitrovicës ka planin konkret për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.

Mitrovicasit synojnë rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Trepça’89 vazhdon ndërtimin e skuadrës për të ardhmen! 

Dy prej yjeve tanë, Milazim Bajraktari dhe Ardian Hasani, kanë firmosur kontrata të reja dhe do të jenë pjesë e “gkelbertebardhëve” deri në vitin 2028!

Sezonin e kaluar, ata kontribuan me 24 gola dhe 20 asistime, duke qenë shtylla të sulmit tonë!

Faleminderit për besimin dhe përkushtimin – së bashku drejt sukseseve të reja!”, njofton FC Trepça ’89.



Lexoni të gjitha në Bota Sot