FC Struga Trim Lum ndahet me lojtarin

- Bota Sot

FC Struga Trim Lum ndahet me lojtarin

Struga Trim Lum nuk kai vazhduar bashkëpunimin me Nikolla Vlajkoviç, pasi këtij të fundit i skadoi kontrata…

"Nikola Vlajkoviç nuk do të jetë më pjesë e Struga Trim Lum. Pas përfundimit të kontratës, e njëjta nuk u vazhdua, dhe tashmë Vlajkoviç është një futbollistë i lirë.

Të njëjtin i gjithë stafi i Struga Trim Lum e falënderon për kontributin e dhënë me fanellën e skuadrës, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij futbollistike.

Vlajkoviç te Struga Trim Lum erdhi janarin e vitit 2024 nga Radniçki Nish. Ishte aventura e tij e parë kjo te skuadra jonë jashtë vendlindjes së tij, aty ku me shumë gjasa edhe do të rikthehet të luaj.

Sezonin që lamë pas (2024/25), Nikolla Vlajkoviç e mbylli me gjithsej 30 ndeshje, nga gjithsej 42 që zhvilloi me petkun e Struga Trim Lum. Ai në këtë periudhë kishte  regjistruar edhe 3 gola dhe 3 asiste, jo edhe për të bindur drejtuesit tanë për të vazhduar sërish bashkëpunimin", njofton skuadra shqiptare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot