Pas dy sezonesh, Xavi Simons ka vendosur të largohet nga RB Leipzig.
Mesfushori holandez kërkon një klub të madh dhe të luajë në Champions League. “The Athletic” raporton se klubi gjerman kërkon minimalisht 70 mln euro për kartonin e tij.
Xavi Simons ndiqet nga Tottenham, Man. United, PSG dhe Bayern.
Duke qenë se dështoi me Florian Wirtz, klubi më pranë holandezit duket Bayern, sepse në Mynih një buxhet i përafërt është ruajtur për një blerje big.
Në garë kohët e fundit ka hyrë edhe Chelsea.