Bayerni përfiton 325 milionë euro nga marrëveshja e re

- Bota Sot

Bayerni përfiton 325 milionë euro nga marrëveshja e re

Bayerni i Mynihut është pranë rinovimit me sponsorin kryesor “Telekom” dhe kësaj radhe shifrat e arkëtuara do të jenë me të vërtetë marramendëse.

Ekipi bavarez, i cili kishte nisur bashkëpunimin me kompaninë e telekomunikacionit në 2002-in, ishte pranë dhënies fund të kësaj lidhjeje pasi një sponsor i ri ishte në pritje.

Bëhej fjalë për kompaninë “Fly Emirates”, e cila prej kohësh kërkon që të futet në tregun gjerman dhe kishte zgjedhur Bajernin si partnerin e duhur.

“Telekom” nuk ka dashur që të lëshojë terren pasi rivalja e tij, “Vodafone” lidhi një akord me Borusian e Dortmundit dhe ka pranuar që të paguajë plot 65 milionë euro në vit për të vazhduar edhe pesë vite të tjerë bashkëpunimin me Bajernin.

Kontrata e vjetër skadonte në 2027-ën dhe Telekom paguante plot 50 milionë euro në sezon për të qenë sponsor kryesor i Bajernit. Sa i përket kontratës së re thuhet se do të jetë 5-vjeçare me një kosto prej 65 milionë euro në vit. Në këtë drejtim Bajerni është shumë larg konkurentëve në Bundesligë pasi Borusia e Dortmundit, falë akordit që lidhi me “Vodafone” përfiton “vetëm” 30 milionë euro në vit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot