Tare udhëtoi në Gjermani për të biseduar personalisht me Xhakën

- Bota Sot

Tare udhëtoi në Gjermani për të biseduar personalisht me Xhakën

Granit Xhaka është objektivi kryesor i Milanit në merkato.

Për të realizuar këtë transferim mediet italiane kanë njoftuar se ditën e djeshme Igli Tare ka udhëtuar në Gjermani pasi dëshironte që të komunikonte personalisht me menaxherët e mesfushorit.

Drejtori sportiv i Milanit është i vetëdijshëm se Leverkusen do të bëjë rrezistencë të fortë në këtë transferim pasi deri më tani ka humbur lojtarë si Tah, Frimpong dhe Virc.

Nëse edhe Xhaka do të largohej nga “BayArena” atëherë detyra e drejtorit sportiv të Bajerit, Simon Rolfes, do të vështirësohej edhe

më shumë pasi ka shumë pak kohë në dispozicion për të zëvendësuar kaq shumë të larguar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot