Probleme me stadiumin

- Bota Sot

Probleme me stadiumin

Shorti i Ligës së Konferencës ka vendosur Vllazninë përballë BFC Daugavpils në turin e parë të këtij kompeticioni.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shqipëri dhe e dyta në Letoni, por me sa duket, asnjëra në qytetin e skuadrave përkatëse.

Vllaznia është në luftë të hapur me Bashkinë për administrimin e stadiumit në Shkodër dhe evenimentet që zhvillohen në terrenin e “Loro Boriçit”. Si rrjedhojë, shkodranët kanë shqyrtuar mundësinë që të luajnë ndeshjet e tyre europiane në “Niko Dovana” të Durrësit.

Por edhe kundërshtari i klubit shkodran ka probleme me stadiumin “Celtnieks” në Dougavpils, pasi ai nuk plotëson standardet e kërkuara nga UEFA. Kësisoj, ndeshja me shkodranët është zhvendosur në kompleksin privat “LNK Sporta Parks” në Riga, në qytet tjetër, pasi ai plotëson standardet minimale që kërkon UEFA për kompeticionet e saj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot