Një gjyqtar i Kupës së Botës për Klube shkaktoi konfuzion pasi nxori një send të çuditshëm nga xhepi kur tregoi një karton të kuq gjatë barazimit mes Boca Juniors dhe Benficës.
Skuadrat nga Argjentina dhe Portugalia zhvilluan ndeshjen më emocionuese të turneut deri tani, në stadiumin “Hard Rock”.
Boca kaloi në epërsi 2-0 me golat e Miguel Merential dhe Rodrigo Battaglia, por Benfica reagoi dhe barazoi me Angel Di Maria dhe Nicolas Otamendi.
Por ajo që shtoi më shumë dramën ishte disiplina e dobët në fushë.
Ish-lojtari i Manchester United, Ander Herrera, mori një karton të kuq edhe pse ishte zëvendësuar më parë, ndërsa Andrea Belotti u ndëshkua për Benficën.
Po ashtu, Jorge Figal u përjashtua nga gjyqtari Cesar Arturo Ramos në minutat e fundit.
Por ajo që habiti të gjithë ishte momenti kur gjyqtari nuk duket se nxori një karton të kuq tradicional, por diçka që ngjante me një kartë loje apo një kartëmonedhë.
Reagimet në rrjete sociale nuk munguan:
“Turneu i Joker-it gjithsesi,” shkroi dikush.
“Po përdorin kartën e Joker-it për këtë turne,” komentoi një tjetër.
“Gjyqtari duhet ndëshkuar për këtë,” tha një tjetër përdorues.
“Ndoshta ishte një imazh i Zonjës së Guadalupe-s, simbol fetar në Meksikë,” sugjeroi një tjetër.
“Ndoshta ishte karta e dhomës së hotelit të tij,” u tall një tjetër.
“Fantastike, haha,” përfundoi një komentues.
Ramos e kuptoi menjëherë gafën dhe u pa teksa e fuste kartën e gabuar përsëri në xhep.